Mallorca fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Real Madridit në kuadër të javës së 20-të në La Liga.
Goli i minutës së 13-të fillimisht u mendua se ishte shënuar nga Vedat Muriqi, por në fund u bë e ditur se ishte auto-gol nga Nacho Fernandez.
Mirëpo, rëndësia e kësaj për Mallorcan ka të bëjë me 3 pikët e fituara, ashtu edhe për reprezentuesin e Kosovës.
Muriqi ka lëshuar një thumb për Real Madridin pas ndeshjes duke thënë: “Këtu jemi në shtëpinë tonë, këtu vlejnë rregullat tona”.
Me këtë fitore, Mallorca gjendet në vendin e dhjetë me 28 pikë, ndërsa Real Madridi po distancohet nga lideri i tabelës, Barcelona pasi ka 45 pikë, gjashtë më pak se rivali i përjetshëm që po luan aktualisht me Sevillan, përcjell Telegrafi
Sulmuesi 28 vjeçar ka shpërthyer në këtë sezon si lojtar i rregullt i Mallorcas, duke shënuar 8 gola dhe ka një asistim.