Luizi Ejlli, Kiara Tito dhe Efi Dhedhes janë bërë ndër emrat më të përfolur në Big Brother Vip Albania si për miqësinë ashtu edhe për lojën që po luajnë, shkruan InLajmi.
Gjatë primet të së dielës ishte banorja Dea Mishel, e cila nominoi 3 persona e që ishin Kiara, Luizi dhe Efi.
Ky vendim i Deas e acaroi tejmase Luizin, saqë ky i fundit nuk u përmbajt dhe filloi edhe ta kërcënonte.
Kështu ishte banorja Efi Dhedhes që i dha lamtumirë këtij rrugëtimi në Big Brother.
Pas daljes së Efit është Luizi, i cili është shprehur më se i mërzitur me largimin e Efit, duke e cilësuar edhe si vendim të padrejtë daljen e Efit, pasi ajo u bë shoqja e tij më e mirë përgjatë këtij rrugëtimi.
Në një bisedë me Maestron, Luizi i ithotë se po të ishte Efi në BBVA, ai do të ishte shumë i fortë. /InLajmi/