Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ka treguar se synon të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, transmeton InLajmi.
Megjithatë, ka dyshime nëse vërtetë do të kandidojë për rizgjedhje, pasi ky kandidim është i ndërlikuar për shkak të moshës së tij. Në moshën 78-vjeçare, Biden ishte presidenti më i vjetër amerikan. Ai do të jetë 82 vjeç kur të rikandidojë.
Synimi ynë është të kandidojmë sërish”, tha Biden pas zgjedhjeve afatmesme të nëntorit, duke vënë në dukje se familja e tij mbështet një tjetër fushatë.
Ka edhe fraksione në Partinë Demokratike të Bidenit që nuk duan që ai të kandidojë në vitin 2024.
Mendime të ngjashme bëjnë jehonë edhe nga kritikët e Biden në mesin e konservatorëve. Megjithatë, ky mund të mos jetë një shqetësim i madh pasi pozita e tij brenda partisë është përmirësuar që nga zgjedhjet afatmesme në SHBA, në të cilat demokratët dolën më mirë se sa pritej, shkruan The week.
Megjithatë, inflacioni dhe vlerësimet e ulëta të miratimit midis votuesve mbeten një shqetësim. /InLajmi/