Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur i vdekur në rrugën “Selim Kalludra” në Mitrovicë, përcjell InLajmi.
Sipas informatave fillestare nuk dihet akoma për ardhjen deri në vdekje të viktimës dhe se policia ka bërë me dije se trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM I VDEKJES- Rr. Selim Kalludra, Mitrovicë 03.02.2023-10:10. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një person të alivanosur kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rrugë kanë gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.