Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka thënë se me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, ku hyn edhe formimi i Asociacionit, është bërë lak në fytin e Kosovës.
Abazi në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7 tha se Serbia anipse nuk ka vënë sanksione kundër Rusisë, ka gjet një lloj mirëkuptimi te ndërkombëtarët, ndërsa thotë se presioni është shtuar te Kosova.
“Është fatkeqësi që është nënshkruar ajo marrëveshje. Asociacioni është bërë kurthi, laku në fytin e Kosovës.
Një Serbi e cila nuk ka vendos sanksione ndaj Rusisë ka gjet një lloj mirëkuptimi te ndërkombëtarët, dhe presioni është kthyer te Kosova”, tha Abazi.