I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti foli për raportin e Transparency International, mbi luftimin e korrupsionit në Kosovë, përcjell InLajmi.
Kryeministri Kurti deklaroi se me anë të qeverisjes së tij Kosova është ngritur 20 vende lart në 2 vjet.
Më tej ai deklaroi se ky raport është konfirmim i pavarur se reformat po funksionojnë.
Postimi i plotë i tij:
Lufta jonë antikorrupsion vazhdon të japë rezultat. E ngecur për gati një dekadë në gjysmën e fundit globalisht në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Kosova është ngritur 20 vende lart në 2 vjet nën Qeverinë tonë. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë /InLajmi/