Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor, ka ndaluar një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte një shtetas i Serbisë nën dyshimin për substancë narkotike, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se pas ndalimit kamioni është kontrolluar në rezervuarët e derivative, ku edhe janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.
Tutje theksohet se nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë.
“Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse”, theksohet në fund të njoftimit të policisë./InLajmi/