U paralajmërua zbutja e inflacionit, por çmimet mbesin ende të larta

0
SHPERNDARJE
4
PAMJE

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar të rriten në të gjithë Evropën, pavarësisht se inflacioni ra për të dytin muaj radhazi. Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Statistikave, gjatë muajit dhjetor 2022 inflacioni i çmimeve të ushqimeve në BE ishte 18.2% dhe 16.2% në Eurozonë, një rënie e lehtë në krahasim me nëntorin 2022.

Por çmimet e disa produkteve ushqimore bazë, si sheqeri, djathi, vezët, vajrat dhe yndyrat janë ende në rritje. Rritje më e lartë u regjistrua në Hungari me afro 50%, e ndjekur nga Lituania me 33.5% dhe me 30.8% nga Estonia. Ndryshimet më të vogla të çmimeve u regjistruan në Luksemburg me 11.1%, Irlandë 12.1% dhe Qipro 12.2%.

6 kategoritë e ushqimeve ku u regjistruan rritjet më të ndjeshme në vendet e BE-së ishin qumështi i freskët, vezët, sheqeri, vaji dhe yndyrat, gjalpi dhe vajrat e tjerë ushqimorë, që variojnë nga 30.2% në 56.6% mesatarisht, transmeton Sinjali.

Çmimet e sheqerit u dyfishuan në Estoni, u rritën me 98.9% në Çeki dhe me 87.4% në Poloni. Në Suedi, Danimarkë dhe Luksemburg, ndryshimi i çmimit ishte rreth 10%. Një tjetër produkt nga shporta ushqimore, vezët, çmimet e të cilave u rritën nga 14.8% në Luksemburg.

Të ngjajshme Postime

Postimi tjetër

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.