Rugovë, rruga e dëmtuar lihet pas dore, turistët nuk frekuntojnë këtë pjesë

0
SHPERNDARJE
33
PAMJE

Rajoni i Dukagjinit në këtë periudhë të vitit frekuentohet rëndom nga turistët të cilët zgjedhin Rugovën për pushime dimërore.

Mirëpo, rruga nga qyteti i Pejës që dërgon deri atje vazhdon të mbetet e dëmtuar duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Banorët dhe përfaqësuesit e bizneseve thonë se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme tek institucionet për intervenim në këtë rrugë, por nuk kanë marrë përgjigje.

Ata që duan t’i shijojnë bukuritë e Grykës së Rugovës, së pari detyrohen t’i tejkalojnë vështirësitë e rrugës.

Pjesa dërrmuese e 30 kilometrave të kësaj rruge është me gropa, shembje të asfaltit te pjesët anësore dhe shembje dheu.

Përfaqësuesit e kësaj zone thonë se rruga ka filluar të dëmtohet që nga reshjet e nëntorit të vitit të kaluar, por askush nga institucionet nuk ka intervenuar.

Banor i Rugovës, Agron Nikçi thotë se janë lënë pas dore kur bëhet fjalë për mirëmbajtjen e rrugës.

“Jemi të lënë pas dore me mos mirbajtejen e rrugës M 9 e cila i lidh 16 fshatra të Rugovës..”, tha ai.

Flamur Rexhbogaj – Përfaqsues i fshatrave të Rugovës thotë se kanë dëmtuar rrugën jashtë mase.

“Reshjet e fundit e kanë dëmtuar edhe më shumë se sa ka qenë, ju kam drejtuar edhe me shkrim ministrisë”, thaai.

Dëmtimi i rrugës ka ndikuar edhe te bizneset e kësaj zone. Sipas afaristëve të kësaj ane, këtë vit ka rënë dukshëm numri i vizitorëve.

Në anën tjetër Mustaf Nikçi, afarist ankohet se nuk ka vizitor shkak, sipas tij, rruga e prishur.

“S’ka vizitor që vjen edhe nuk e prish ndonjë gomë të makinës “, tha ai për RTK.

Rruga Pejë-Rugovë është në menaxhim të Ministrisë së Infrastrukturës.

 

Të ngjajshme Postime

Postimi tjetër

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.