Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën në 2 aksidente në Pakistan të dielën, transmeton InLajmi.
Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në jug-perëndim, ndërsa në veriperëndim të paktën 10 fëmijë u mbytën në një aksident me varkë.
Të gjithë të vdekurit e gjetur deri më tani në liqen ishin të moshës nga 7 deri në 14 vjeç.
Në vendin e përplasjes së autobusit, një zyrtar lokal tha se trupat nuk mund të identifikoheshin.
Përplasja ndodhi pranë qytetit jugor Bela, në provincën Balochistan, kur po udhëtonte për në qytetin port të Karaçit.
Autobusi raportohet se goditi një shtyllë në një urë përpara përplasjes, shkruan BBC.
Ndërsa varka u përmbys në Tanda Dam, një liqen afër Kohat në Khyber Pakhtunkhwa, afër kufirit me Afganistanin. /InLajmi/