I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka filluar vizitën në Washington, ku pritet të marrë pjesë në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit”, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka njoftuar për agjendën e tij të ngjeshur gjatë kësaj vizite në Washington.
Tutje ai ka thënë se Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me SHBA-të është e përjetshme dhe duhet të mirëmbahet me punë.
Postimi i plotë i tij:
Sot, po e nisi një javë të vizitës sime në Uashington, ku do të qëndroj dhe do të marrë pjesë në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit”. Gjatë kësaj vizite do të kem një agjendë e cila do të përfshijë takime në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe takime tjera me institucione të rëndësishme.
Ndjenjë e veçantë të takoj miqtë e vjetër të Kosovës, Nancy Y. Bekavac, anëtare e Bordit të Universitetit Amerikan (AUK) dhe Shaun Burns, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë zëri ynë në Amerikë. Me këtë rast, i falënderova për gjithë kontributin e tyre që kanë dhënë me dekada, në veçanti për miqësinë dhe besimin e tyre në Kosovë.
Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me SHBA-të është e përjetshme dhe duhet të mirëmbahet me punë, komunikim të sinqertë dhe bashkëpunim të vërtetë. /InLajmi/