Aktorja e kosovare, Ema Fejza e njohur në publik si Sidorela, këtë javë vjen në një intervistë ekskluzive për Gazetën InLajmi.
Në këtë intervistë Ema ndanë detaje nga profesioni i saj, sfidat prioritetet e shumë të copëza nga jeta si artiste.
InLajmi: Sa ka qenë e veshtirë me depërtuar në aktrim në skenën kosovare?
Ema Fejza: Si çdo profesion tjetër ashtu dhe në aktrim duhet të bësh përpjekje të madhe që të arrish suksese, është një përpjekje e vazhdueshme, pune e palodhshme, sakrificë, dhe që gjithmonë duhet të tregosh veten që po e benë një punë të mirë. Nuk ka qenë e lehtë për arsye se në Kosove ka shumë aktor/e të mirë, por kjo nuk më ka ndalë që unë të tentoj, dhe të provoj pasionin tim fillimisht në një projekt para disa vitesh, ku isha vetëm 2 episode, por kjo bëri që unë pastaj të vazhdojë këtë profesion dhe tani në këtë kohë që po flasim ndoshta jam njëra ndër personazhet me të përfolura, por që për gjithë këtë jam falënderuese për mundësin dhe besimin që ka pas tek unë skenaristi: Ard islami.
InLajmi: Me cilat sfida përballesh vazhdimisht në profesion?
Ema Fejza: Mendoj që sfida e parë që përballesh pas përfundimit të secilit profesion në Kosovë është punësimi!
InLajmi: A e keni pasur përkrahjen e familjes edhe rrethit në rrugëtimin tuaj si aktore?
Ema Fejza: Në zgjedhjet e mia që i kam bërë në jetën time familja me ka mbështetur gjithmonë. Por që në fillimet e mia si aktore familja ka qenë disi më skeptike, është fjala në tentimet e para kur unë dëshiroja që t’i futesha këtij profesioni. Tani ka ndryshuar, nuk e kanë më atë ndjenjën e skepticizmit kanë besim në mua dhe besojnë në zgjedhjet që unë bëjë.
InLajmi: Cilat janë synimet tuaja në këtë fushë?
Ema Fejza: Hmmmm është një profesion që mua më përmbush shpirtërisht, dhe synimet e mia normalisht janë që të kem edhe role të tjera, të kem angazhime në këtë profesion, të mos mbetet me kaq, po flasë në një të ardhme pak më të largët, sepse tani për momentin jam mirë tek seriali “ Kryetari i mirë me shokë shumë”.
InLajmi: Një këshillë për krejt ata që duan të merren me aktrim?
Ema Fejza: Për të gjithë ata të rinj që dëshirojnë të merren me aktrim apo ndonjë profesion tjetër dua t’iu them që t’i ndjekin ëndrrat dhe dëshirat e tyre të mos ndalen për asgjë në këtë botë. Mund të ketë dhe sfida por duhet mos harruar që dorëzimi nuk duhet të ekzistoj nëse kanë qëllime për të arritur diçka në jetën e tyre.
Libona Gegaj/ InLajmi/