Një persona ka mbetur i lënduar pas një aksident trafiku në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës, përcjell InLajmi.
Ky aksident trafiku ka ndodhur në mes 3 vetura të cilat u aksidentuan me njëra-tjetrën.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën InLajmi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e se premtes.
“Rreth orës 10:16 është raportuar për aksident trafiku në fshatin Kijevë në mes 3 veturave. Policia ju ka pergjigjur rastit, ku për pasojë përveç dëmeve materiale një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj./InLajmi/