Edi Rama pranon se e ka takuar disa herë Charls McGonigal, ish-shefin e kundërzbulimit të zyrës së FBI madje dhe se do të vazhdojë të takojë çdo zyrtarë të lartë të FBI.
Por ai po mohon në mënyrë kategorike akuzat e bëra në Tiranë nga opozita për përfshirje në çështjet për të cilat ai akuzohet në SHBA.
“Ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë”, tha Rama, përcjell Tv Klan.
Rama rendit dhe disa nga temat që kanë prekur në takimet me McGonigal: “krimi, korrupsioni, pastaj Amerika, Ballkani, Shqipëria”.