- 26 janar 1699… NënshkruhetTraktati i Karlovacit, një traktat paqeje ndërmjet Shtetit Osman, Austrisë, Venedikut dhe Polonisë. Kjo është marrëveshja e parë me të cilën Perandoria Osmane humbi një pjesë të gjerë të tokave në perëndim. Pas Traktatit të Karlovacit, Perandoria Osmane filloi të ndjekë një politikë për të rimarrë territoret e humbura.
- 26 janar 1911… PilotiGlenn H. Curtisspërdori për herë të parë hidroplan. Ky sukses rezultoi me zhvillimet në fushën e hidroplanëve.
- 26 janar 1926… Është shpikja e televizorit. Për herë të parë në vitin 1923 televizori u shpik ngaJohn Logie Bairdnë një qytezë të vogël në Hastings të Anglisë. Kurse pamja e parë e televizorit u publikua përsëri nga Baird në vitin 1926. Cilësia e pamjeve, që në fillim ishin në formë pikash dhe me luhatje, u përmirësuan përsëri nga ai vetë. Në fillim të viteve 1930 televizori filloi të shitet si një pajisje elektronike shtëpiake duke iu drejtuar masave të gjera. Në ditët tona edhe pse përdorimi i gjerë i televizorit po ia lë vendin dalëngadalë kompjuterit dhe internetit, mund të thuhet se ishte shpikja më e madhe e shekullit XX dhe XXI.
- 26 janar 1950… India u shpall republikë. 26 janari 1950 është dita kur në Indi është pranuar kushtetuta e parë pas shpalljes së pavarësisë (1947). Që nga ajo ditë 26 janari kremtohet në të gjithë Indinë si Festa e Republikës.
- 26 janar 1948… Humbi jetën ushtaraku, heroi i Luftës Kombëtare dhe politikani turk,Musa Kâzım Karabekir.