Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj foli për rritjen e vlerës së tatimit në pronë, përcjell InLajmi.
Kryetari i AAK-së deklaroi se me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës.
Haradinaj më tej deklaroi se ky veprim është një goditje ndaj xhepit të qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të Ministrisë së Financave. Jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve. Përkundër këtyre fakteve të dukshme nuk kishte asnjë veprim nga Qeveria e Kosovës për të frenuar inflacionin dhe për të lehtësuar jetën e qytetarve.
Ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve. Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës.
Mirë po e gënjen popullin. I mirë është edhe në veprime që janë në kundërshtim me premtimet dhe me Republikën e Kosovës.
Por durimi ka kufi! Mjaft! /InLajmi/