Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ngritjen e çmimeve për tatimin në pronë, përcjell InLajmi.
Ai në mënyrë ironika thotë “qeveritarët e nisin vitin mbarë. I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?!”.
Sipas Hotit, ky ligj kërkon rivlerësim të rregullt të vlerës së pronave.
Gjithashtu Hoti shton se ky rivlerësim duhet të bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe të analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët.
Postimi i plotë i tij:
Qeveritarët e nisin vitin mbarë!!! I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?!