Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një video, në të cilën paraqet dyshimet për korrupsion të ambasadorit Martin Berishaj, përcjell InLajmi.
Në videon e publikuar, PDK jep raportimet e mediave për dyshimet për aferën milionëshe të ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, akuzat e ngritura ndaj tij, e deri te mbrojtja nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Gërvalla.
Video e titulluar: Çka ka Albini, kallxon Martini! flet gjerësisht për skandalin Berishaj, vazhdon përfaqësimin e diplomacisë së Kosovës në shtetin kroat edhe përkundër thirrjeve për shkarkimin e tij.
“Kjo fjali pasqyron me së miri skandalin e madh financiar miliona eurosh, në të cilin është përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, e që mediat ndërkombëtare e lidhin sot me kryeministrin Abin Kurti dhe me financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje. 9 muaj më parë mediat sllovene raportuan për tërheqjen e 6.000 eurove nga llogaria e kompanisë së Martin Berishajt “MB Konsulting”, para që i kishte marrë nga kompania GEN-i me degë në Beograd e cila ka tregtuar energji elektrike me Kosovën”, thuhet tutje në videon e publikuar nga PDK.
Tutje nga kjo parti thonë se përkundër përpjekjeve, e vërteta nuk do të mund të fshihet. /InLajmi/
Për më tepër, ndiqni videon e plotë: