Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj, ka kritikuar Ministrinë e Financave për ngritjen e tatimeve në pronë, përcjell InLajmi.
Sipas Miftaraj, një qeveri që qeveris përmes ligjit, por jo sipas sundimit të ligjit, nuk është qeverisje që mbron qytetarin por që e shfrytëzon atë.
Tutje, ai pyet Qeverinë e Kosovës, nëse kanë bërë analiza se sa e rëndon gjendjen ekonomike të qytetarëve kjo rritje e tatimit në pronë.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke komentuar ngritjen e vlerës së tatimeve në pronë, që ka alarmuar qytetarët ditët e fundit, ka thënë se “në të kaluarën ka pasur raste të nënvlerësimit të pronave”.
E vertete se ka pasur nenvleresim te vleres se prones ne te kaluaren. Sikurse eshte e vertete se Ministri Murati dhe kjo qeveri, duhet me kuptu se eshte e miratuar nje rregullore mbi standardet minimale te konsultimit publik ne rastet kur qeveria apo institucionet publike marr vendime te cilat prekin interesin ose xhepin e qytetarit.
A ka ndonje analize se sa e rendon gjendjen ekonomike te qytetareve?
A ka ndonje analize se cilat jane efektet domino, psh tek vlera apo rritja e qirave apo ceshtje tjera me interes?
Publiku, qytetaret, bizneset a jane konsultuar? A eshte hapur debat publik?
A e din sa eshte vlera apo kosto financiare e ketij vendimi?
A ka pas mundesi qe qytetaret te informohen paraprakisht per kete vendim, apo duhet te kuptojne kete ne momentin qe shkojne ta paguajne tatimin ne prone?
Ku mbeti transparenca, llogaridhenia, gjitheperfshirja?
Nje qeveri qe qeveris permes ligjit dhe jo sipas sundimit te ligjit, nuk eshte qeverisje qe mbron qytetarin por qe e shfrytezon qytetarin/votuesin. /InLajmi/