Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka mirëpritur sot në Bruksel kryediplomatin serb, Ivica Daçiq, përcjell InLajmi.
Lajcak përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai shtoi se kanë shkëmbyer mendume rreth normalizimit të marrëdhieneve në mes 2 shteteve.
Postimi i plotë i tij:
“Mirëprita sot në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Kemi shkëmbyer mendime rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të aspiratave të Serbisë për në BE. /InLajmi/