Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi deklaroi se këtë të hënë ai vizitoi komunën e Istogut, përcjell InLajmi.
Deputeti njoftoi se komuna e Istogut dhe komunat tjera që u përballën me vërshime kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme nga Qeveria.
Më tej ai shtoi se qytetarët e këtyre komunave duhet ta ndjejnë dorën e shtetit
Postimi i plotë i tij:
Dora ndihmëse e shtetit është domosdoshmëri për qytetarët
Sot me kolegët deputetë të LDK-së vizituam Komunën e Istogut, ku u pritëm nga kryetari Ilir Ferati, me ç’rast u njoftuam dhe pamë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet.
Komuna e Istogut dhe komunat tjera që u përballën me vërshime kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme nga Qeveria.
Qytetarët e këtyre komunave duhet ta ndjejnë dorën e shtetit. /InLajmi/