Policia e Kosovës njoftoi se këtë të hënë ka shtënë me armë zjarri drejtë një veture në Bistricë të Leposaviqit pasi ajo nuk u ndal, përcjell InLajmi.
Për këtë reagoi Ministri i Punëve të Brendshem, Xhelal Sveçla i cili deklaroi se është i brengosur për ngjarjen e fundit në Leposaviq.
Ministri i Punëve të Brendshme tha se 2 persona me veturë tentuan t’i shmangen postbllokut policor dhe se ata kanë goditur me dashje veturën e Policisë së Kosovës dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve.
Më tej Sveçla deklaroi se asnjë formë dhune ndaj policisë nuk do të tolerohet. /InLajmi/
Deeply concerned about the recent incident in Leposaviq.Two persons with a vehicle,attempt to evade a police checkpoint.They hit KP car intentionally and put the lives of police officers in danger. KP officers were forced to fire at vehicle’s direction to neutralize situation.1/2
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) January 23, 2023