Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë qëndruar krahë për krahë më fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare ë Kosovës, në protestën e thirrur nga ta ku kundërshtuan fuqishëm deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, të cilat i bëri në 5 vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, raporton InLajmi.
Në këtë protestë pos deputetes Blerta Deliu-Kodra e deputetit Bekim Haxhiu pjesë e saj ishte edhe deputetja Ganimete Musliu e cila ka thënë së deklarata e Kurtit për Ivanoviqin i ka prekur tej mase fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, me ç’rast edhe kanë ndier dhimbje.
Musliu tha se humbjet shpirtërore që këta fëmijë kanë përjetuar dhe vazhdojnë të përjetojnë janë të pa kompensueshme.
“Kërkesat e protestuesve ishin të qarta. Ata ishin fëmijët e dëshmorëve që mbajtën fjalim. Ata e kanë ndje dhimbjen e humbjes së tyre të madhe sepse ju e dini dhimbjet e luftës kanë qenë në dimezione të ndryshme. Humbjet materiale kompensohen por humbjet shpirtërore siç ka ndodhur e luftën e fundit janë të parikuperueshme”, tha ajo./InLajmi/