Drejtori për Emergjenca në komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni ka thënë se dëmet e shkaktuara nga vërshimet në këtë komunë janë mbi 10.000.000euro.
Ai tha se kjo komunë ka strehuar një numër të madh të familjeve duke u ofruar atyre përveç strehimit, edhe ushqim e veshmbathje, shkruan Gazeta10.
“Në zonat kritike për momnetin niveli i lumit Ibër, ka rënë. Por, s’do të thotë që pas këtyre reshjeve të ketë ngritje të ujit. Sipas informacioneve që kemi, ka edhe rrjedhje të ujit nga diga, në Ujman. Familjet që janë goditur nga vërshimet, ne si komunë i kemi kontratuar bizneset për t’iu siguruar strehim, veshmbathje, ushqim dhe barna esenciale. Gjithsej janë të vendosuara 16 familje nga Lagja Fidanishtë, 2 familje nga “2 Korriku”, 7 familje janë të vendosuara nga mahalla e Boshnjakëve. E kemi ndihmuar edhe veriun me pako ushqimore e veshmbathje. Dëmet e shkaktuara janë jashtëzakonisht të mëdha. Mbi 10.000.000 janë dëmet, si në ekonomit familjare, në biznese, infrastruktur etj”, tha Maxhuni.