Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë të hënë u takua me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar, përcjell InLajmi.
Kryetari i PDK-së ka shprehur falënderime ambasadorit Sakar dhe mirënjohjen e tij e të PDK-së për punën dhe angazhimin e tij në përforcimin e bashkëpunimit bilateral Kosovë – Turqi.
Më tej Krasniqi deklaroi se mbështetja e Turqisë në rrugën e shtetndërtimit të Kosovës ka qenë dhe mbetet tejet e rëndësishme.
Postimi i plotë i tij:
Në përfundim të mandatit të tij, pata kënaqësinë që ta mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Ambasadorit Sakar i shpreha mirënjohjen time dhe të PDK-së për punën dhe angazhimin e tij në përforcimin e bashkëpunimit bilateral Kosovë – Turqi.
Mbështetja e Turqisë në rrugën e shtetndërtimit të Kosovës ka qenë dhe mbetet tejet e rëndësishme. Për përkushtimin aktiv të tij, Ambasadori Sakar do të mbetet përherë një mik i çmuar i vendit tonë! /InLajmi/