Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së , Ardian Kastrati njoftoi se këtë të hënë mori pjesë në protestën e organizuar nga fëmijët e dëshmorëve, përcjell InLajmi.
Deputeti i PDK-së deklaroi se Albin Kurti i ka fyer ata më keq se Beogradi pasi e ka lartësuar kriminelin Ivanoviç
Më tej Kastrati kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Kurti nga pozicioni i itj.
Postimi i plotë i tij:
Sot ju bashkova protestës së organizuar nga fëmijët e dëshmorëve.
Albin Kurti i ka fyer ata më keq se Beogradi. E ka lartësuar kriminelin Ivanoviç. Xhelatin e ka bërë njeri të paqes. Kjo ska asnjë spjegim përveç nëse punon brenda agjendave serbe ose ke gjendje të paqartë mendore.
Mes shumë fëmijëve të dëshmorëve të pranishëm ishin edhe përfaqësues të familjes të cilëve Ivanoviç ju vrau familjarët.
DORËHEQJE. KËRKIM FALJA NUK MË DUHET! /InLajmi/