Drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Drita Ibrahimi, ka realizuar vizitë tek familjet që janë strehuar në objektet e kontraktuara nga komuna, pas evakuimit nga shtëpitë e tyre të cilat janë vërshuar pas reshjeve të shiut, përcjell InLajmi.
Nga Komuna njoftuan se drejtoria do të vazhdoj të qëndroj pranë gjithë qytetarëve që kanë nevojë, ku përmes donacioneve të ndryshme janë duke iu dalë në ndihmë me pako ushqimore, higjienike dhe gjësende të tjera të nevojshme.
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se deri më tani komuna ka strehuar gjithsej 89 persona.
Njoftimi i plotë i Komunës së Mitrovicës:
Komuna e Mitrovicës vazhdon përkujdesjen ndaj qytetarëve të strehuar pas evakuimit
Drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, znj. Drita Ibrahimi, sot ka realizuar vizitë tek familjet që janë strehuar në objektet e kontraktuara nga komuna, pas evakuimit nga shtëpitë e tyre të cilat janë vërshuar pas reshjeve të shiut.
Me këtë rast, drejtoresha, znj. Ibrahimi ka thënë se qytetarët të cilët janë të vendosur në ato objekte pranojnë shujta ditore tri herë në ditë, gjëra elementare për fëmijë, shërbime mjekësore, si dhe çdo kërkesë tjetër që paraqitet brenda 24 orëve.
Drejtoresha znj. Drita Ibrahimi, ka potencuar se drejtoria të cilën e udhëheq ajo do të vazhdoj të qëndroj pranë gjithë qytetarëve që kanë nevojë, ku përmes donacioneve të ndryshme janë duke iu dalë në ndihmë me pako ushqimore, higjienike dhe gjësende të tjera të nevojshme.
Vlen të potencohet se Komuna e Mitrovicës deri më tani ka të strehuar gjithsej 89 persona. /InLajmi/