Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Meçan Zotaj, ishte sot pjesë e protestës të thirrur kundër kryeministrit Kurti.
Zotaj, i cili me prejardhje është nga Mallakastra, tha se Kurti ka ndërruar qytetarët e Kosovës me një kriminel.
“E njoh politikën e Kosovës që nga viti 1999. Kam qenë përkrahës i qeverisë Kurti sidomos në marrëdhënie me Serbinë. Por deklarata për Ivanoviqin më ka bërë që të dal sot në protestë pa menduar 2 herë. Është e turpshme e tmerrshme” , tha Zotaj, raporton Insajderi.
Ndryshe, këtë të hënë është duke u mbajtur protesta kundër deklaratave të Kurtit për Oliver Ivanoviqin.