Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu, Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje dhe rrebeshe lokalisht mjaft të dendura shiu, ndërsa gjatë natës ato mund të përzihen edhe me borë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Të martën pak më ftohtë, ndërsa reshjet do vijnë duke u dobësuar dhe pastaj do të ndalen, për të vazhduar vetëm lokalisht në formë të ndonjë rige lokale shiu ose fjollë dëbore, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e mërkura do të vijojë ulja graduale e temperatruave, ndërsa ka gjasa të mira për reshje bore që sipas ecurive aktuale sinoptike priten reth ditës së enjte nga cikloni më i ri vjen nga Mesdheu në mesjavë.