Zëvendësi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi ka njoftuar se rruga deri në pikën kufitare në Kullë është e hapur megjithëse bora ka mbuluar vendin, përcjell InLajmi.
Ai theksoi se rrugët e pakalueshme nuk janë në territorin e Kosovës, por jashtë saj dhe pika kufitare afër Kullës nuk është mbyllur.
Durmishi thotë se kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren dhe rruga është e pastruar nga bora.
Postimi i plotë i tij:
Rruga deri në pikën kufitare në Kullë është e hapur.
Disa lajme që po qarkullojnë se është mbyllur pika kufitare në Kullë për shkak të borës së madhe, nuk kanë të bëjnë për rrugën në territorin e Kosovës. Kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren dhe rruga deri në vendkalimin kufitar është e pastruar nga bora dhe e lirë për qarkullim të automjeteve. /InLajmi/