Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar si pasojë e mungesës së kuorumit, raporton InLajmi.
Në këtë mbledhje do të diskutoheshin 60 pika të papërfunduara.
Shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se 3 nënkryetarë munguan në këtë mbledhje, andaj mbledhja u shtye për të enjten.
Sot nuk kishte kuorum për mbledhje, arsyeja ishte mungesa e 3 nënkryetarëve. Enver Hoxhaj nuk ishte prezent. Sipas agjendës do të duhet të diskutonim për seancën e radhës e cila do të duhej të mbahej të enjten. Arsyeja që këtë javë nuk do të mbahet seanca e Kuvendit është sepse kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca edhe Saranda Bogujevci do të marrin pjesë në një takim në Evropë”. /InLajmi/