Të hënën në Prishtinë u mbajt protesta e thirrur nga fëmijët e dëshmorëve të cilët dolën kundër qëndrimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në raport me ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq, raporton InLajmi.
Në këtë protestë ka marrë pjesë edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e cila tha se deklarata që bëri kryeministri Kurti për ish-politikanin serb Ivanoviq ishte skandaloze.
Deputetja ka kërkuar nga kryeministri të kërkoj falje për këtë deklaratë, dhe të qartësohet në këtë drejtim pasi nuk po dihet se çfarë po përfaqëson Ivanoviqi për Kurti.
“Natyrisht sot janë familjes kryesisht fëmijët e dëshmorëve që kanë dal për të dënuar deklaratën në qëndrimin publik të Kryeministrit në raport me Oiver Ivanoviqin. Ai duhet të qartësoj, të dalë të kërkoj falje ashtu siç e kemi kërkuat edhe në Kuvend të Kosovës për një deklaratë skandaloze që këta fëmijë kanë humb familjarët e tyre të cilët janë rritur me ëndrrën të rriten me prindërit e tyre dhe natyrisht është deklaratë shumë e rëndë dhe Kryeministri duhet ta qartësoj se çka përfaqëson Oliver Ivanoviqi për të, nuk mjafton vetëm kërkim falje”, tha ajo./InLajmi/