Një qytetar provokoi veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i quajtur “hajna” gjatë protestës së mbajtur në sheshin e Prishtinës nga familjet e dëshmorëve kundër deklaratave të kryeministrit Kurti për Oliver Ivanoviqin, përcjell InLajmi.
Për këtë provokim reagoi nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e cila deklaroi se kontekstin në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar LVV.
Më tej ajo e cilësoi si të dhimbshme këtë përdorim të këtij termi.
Postimi i plotë i saj:
Kontekstin dhe diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar LVV.
E dhimbshme deri në palcë pamja e sotme e një burri në moshë të rritur (i cili tregonte për veten e tij se vërtetë është “hajn”) u drejtohej veteranëve të UÇK-së si “hajna”, gjersa e hyjnizonte Albin Kurtin.
Edhe turpi ka emër. /InLajmi/