Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci foli për sulm atentatin ndaj LDK-së që u raportua para disa ditësh, përcjell InLajmi.
Deputeti i VV-së deklaroi se LDK-ja u mundua që një informacion të pakonfirmuar për një atentat ndaj zyrtarëve të saj, ta përdorë politikisht.
Ai e ftoi LDK-në t’ia qartësoj publikut situatën, veçanërisht, nëse kjo parti ka marrë çfarëdo njoftimi lidhur me hetimet për këtë kërcënim.
Postimi i plotë i tij:
LDK-ja u mundua që një informacion të pakonfirmuar për një atentat ndaj zyrtarëve të saj, ta përdorë politikisht.
Kriza e lidershipit, mungesa e vizionit, pazotësia për të fituar besimin e qytetarëve nuk bën asesi të kompensohen me scoop’a medial e filma me atentate.
Sa herë ka indikacione për kërcënime, kjo nuk mund të adresohet në debatin politik e publik por në policinë e Kosovë dhe mëtej në procedurë penale pranë organeve të drejtësisë.
Si deputet i Kuvendit të Kosovës e ftoj LDK-në t’ia qartësoj publikut situatën, veçanërisht, nëse kjo parti ka marrë çfarëdo njoftimi lidhur me hetimet për këtë kërcënim.
Nga Policia e Kosovës, kërkoj që kjo çështje të bëhet transparente për publikun për aq sa lejon natyra e hetimit, në mënyrë që të mos krijohet hapësirë për konfuzion e manipulim politiko-publik. /InLajmi/