• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 13 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

A është kundër vullnetit të Vuçiçit normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi?!

V E nga V E
23 January 2023
në KRYESORE
0 0
0
Vuçiq ndërron mendje: Çka përfitojmë ne nëse nuk i heqim barrikadat?
0
SHPERNDARJE
45
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Një deklaratë dhe një breshëri komentesh. Kështu ndodhi kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është i gatshëm të punojë në planin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Plani iu prezantua atij më 20 janar nga diplomatë të një ekipi evropiano-amerikan në Beograd, por ai nuk është ende publik.

Pas takimit me ta, Vuçiç tha se është i gatshëm “ta pranojë konceptin” dhe “të punojë në zbatimin e planit për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me ish-krahinën e saj, Kosovën”.

3 ditë më vonë, edhe Partia Përparimtare Serbe (SNS), e cila ka pushtetin në Serbi dhe udhëhiqet nga Vuçiçi, shprehu publikisht mbështetjen e saj për presidentin e Serbisë.

Gati të gjitha partitë politike në Serbi dhe figura të tjera politike shprehën pozicionin e tyre ndaj deklaratës së Vuçiçit.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por vazhdon të jetë një temë tabu për politikanët në Serbi.

Pavarësinë e saj nuk e njohën as partitë që ishin në pushtet para SNS-së, e që sot janë kryesisht në opozitë.

Mbështetje të hapur për pranimin e propozimit për Kosovën dha Partia Liberal-Demokratike (LDP).

Kjo parti nuk ka përfaqësues në Kuvendin e Serbisë.

Kryetari i LDP-së, Çedomir Jovanoviç, tha përmes një deklarate për media më 22 janar se ky propozim është “rasti i fundit që, pas disa dekadash bredhjeje, t’i vihet pikë problemit të Kosovës”.

“Koha që ia humbëm vetes, duke refuzuar propozimet e mëparshme, e bëri këtë shoqëri më të palumturën në Evropë, andaj sot po mbytemi në nacionalizmin që na ka shkatërruar ne dhe gjithçka rreth nesh”, tha Jovanoviç.

Ai shtoi se çdo zgjidhje tjetër e ardhshme do të jetë më pak e favorshme për Serbinë.
Partia rajonale opozitare, Lidhja e Social-Demokratëve të Vojvodinës, (LSV) kërkoi që Vuçiç “ta pranojë sa më shpejt marrëveshjen për marrëdhëniet e ndërsjella midis Serbisë dhe Kosovës”.

“Vuçiç duhet ta ndërpresë politikën e tij të pavendosur dhe ta shpëtojë Serbinë nga sanksionet e reja, rënia ekonomike dhe shkatërrimi”, tha Bojan Kostresh, kryetar i LSV-së, më 21 janar.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për ta zhvilluar dhe modernizuar Serbinë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Kjo parti nuk ka asnjë përfaqësues në Kuvendin e Serbisë, ndërsa ka pesë përfaqësues në Kuvendin e Vojvodinës.

Kryetari i Lëvizjes Serbe për Rindërtim (SPO) dhe ish-shefi i diplomacisë serbe, Vuk Drashkoviç, shkroi në profilin e tij në Twitter se plani për Kosovën “duhet pranuar”.

“Çdo plan tjetër do të ishte i pafavorshëm për Serbinë dhe serbët në Kosovë. Le t’i kujtojmë përvojat dhe pasojat tragjike për shkak të të gjitha planeve që nuk i pranuam gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë”, tha Drashkoviç.

Krahas partive opozitare, mbështetje ofroi edhe ish-ministrja e Energjisë dhe Minierave, njëherësh anëtare e Kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe, Zorana Mihajlloviq.

Ajo shkroi në profilin e saj në Instagram se nuk ka asnjë dilemë dhe se “të jetosh në të kaluarën, nuk është opsion”.

“Për çështjen e Kosovës, ne jemi duke vendosur nëse do të fillojmë me të vërtetë t’i zgjidhim problemet. Problemet mes nesh dhe të tjerëve rreth nesh”, tha Mihajlloviç.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë opozitare për Liri dhe Drejtësi (SSP), Dragan Gjillas, tha për Televizionin Prva të Serbisë më 22 janar se qytetarët duhet ta shohin fillimisht propozimin e BE-së për Kosovën, i cili më pas duhet të diskutohet në Kuvend.

SSP është partia më e madhe opozitare në Parlamentin e Serbisë dhe udhëheqësi i saj është ish-deputet i Partisë Demokratike, e cila ka qenë në pushtet përpara se ta merrte SNS-ja më 2012.

“Për mua do të ishte krim që dikush ta njihte Kosovën, por për mua do të ishte gjithashtu krim që dikush t’ua mohonte brezave të ardhshëm dhe fëmijëve tanë një të ardhme evropiane. Serbia është një vend evropian. Ne jemi një komb evropian”, tha Gjillas.

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, shkroi në llogarinë e tij në Twitter më 21 janar se kjo marrëveshje ka të bëjë me “interesat tona më të larta kombëtare”.

“Është e papranueshme që presidenti i shtetit ta shprehë gatishmërinë e tij për zbatimin e parimeve të asaj marrëveshjeje pa konsultim të gjerë me institucionet kompetente”, tha Tadiç, i cili njësoj si Gjillas është ish-deputet i demokratëve.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, bëri një postim në llogarinë e saj në Twitter, ku akuzoi ish-Qeverinë serbe për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Tadiçiu përgjigj duke e ftuar atë në një duel televiziv.

“Nëse mund t’i bëni publike akuzat e tilla, që kanë të bëjnë me interesat më të larta kombëtare, duhet t’iu mundësoni qytetarëve që të dëgjojnë edhe palën tjetër. Ju ftoj në duel televiziv si ish-president dhe përfaqësues i Qeverisë që po e akuzoni, jo si lider i opozitës”, tha Tadiç.

Boshko Obradoviç, udhëheqës i lëvizjes parlamentare djathtiste, Dveri, kërkoi më 20 janar seancë urgjente të Kuvendit të Serbisë, në mënyrë që, siç tha, deputetët të njihen me propozimin e BE-së, si dhe me “rreziqet dhe sfidat, me të cilat do të përballej Serbia”.

“Nuk jam prej atyre në opozitë që brohorisin se Vuçiq po e tradhton Kosovën, për ta sulmuar dhe shkatërruar. Ne duhet t’i bëjmë presion Qeverisë aktuale, si në Parlament, ashtu edhe me protesta në rrugë, që shteti i Serbisë ta refuzojë ultimatumin e Perëndimit, ose Vuçiç të japë dorëheqje nëse për të kjo është barrë e tepërt”, shkroi Obradoviç në Twitter.

Millosh Jovanoviç, kryetar i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (DSS) me orientim djathtist, kërkoi që të publikohet përmbajtja e planit të BE-së për Kosovën, sepse, siç tha, “fati i shtetit nuk mund të negociohet fshehurazi dhe pa popullin serb”.“Ne vlerësojmë se është e domosdoshme që me vendosmëri të refuzohen kërkesat për njohjen e shkëputjes së krahinës sonë jugore, si dhe kërkesat për një lloj anëtarësimi të saj në organizatat ndërkombëtare”, tha Jovanoviç më 21 janar.

Lëvizja e djathtë për Rindërtimin e Mbretërisë së Serbisë (POKS) kërkoi që deputetët e Kuvendit të Serbisë, por edhe qytetarët të shprehin mendimin e tyre për planin për Kosovën, raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta.

Sipas kësaj partie, miratimi i këtij plani “do të ishte i papranueshëm pa një diskutim të gjerë paraprak e publik”.

Kryetari i Partisë Popullore dhe ish-shefi i diplomacisë së Serbisë, Vuk Jeremiç, shkroi në Twitter më 22 janar se “Prishtinës nuk guxon t’i lejohet ulëse në OKB”.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe nënkryetari i SNS-së, Vlladimir Orlliç, tha më 23 janar se opozita vetëm se dëshiron ta sulmojë presidentin Aleksandar Vuçiç.

Mbështetje ofroi edhe ministri i Jashtëm serb dhe kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili tha se sulmet ndaj presidentit vetëm se e dëmtojnë Serbinë.

Bërnabiç tha se komentet kundër Vuçiçit paraqesin “një dëshirë të paturpshme për të fituar pushtet politik, sado të vështira të jenë kohërat për Serbinë”. Mbështetja u dha edhe nga disa komitete lokale përparimtare.

Disa media raportuan se presidenti i Serbisë ka ofruar dorëheqjen e tij në një mbledhje partiake më 22 janar, pasi kolegë të partisë e kanë kritikuar. Megjithatë, pretendimet e tilla nuk janë konfirmuar apo mohuar deri në publikimin e këtij artikulli, shkruan TCH.

Presidenti i Serbisë mori pjesë në seancën e Qeverisë së Serbisë kushtuar Kosovës, më 23 janar. Siç thuhet në njoftimin e zyrës së tij, ai kërkoi nga ministrat përkushtim të plotë, zell dhe punë edhe më intensive në të ardhmen.

Postimi i mëparshëm

Presidentja Osmani pritet nga Mattarella, diskutojnë për bashkëpunimet

Postimi tjetër

Anita Haradinaj zëvendëson Afërdita Paqaradën si opinioniste në BBVK

Të ngjajshme Postime

Koalicioni me PDK-në në Prizren, zyrtari i LDK-së jep dorëheqje
KRYESORE

Koalicioni me PDK-në në Prizren, zyrtari i LDK-së jep dorëheqje

12 January 2026
Presidentja Osmani priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff
KRYESORE

Presidentja Osmani priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff

12 January 2026
IKSHPK tregon për situatën me ujin e pijshëm pas vërshimeve
KRYESORE

IKSHPK tregon për situatën me ujin e pijshëm pas vërshimeve

12 January 2026
PDK: Me veprime institucionale i shfuqizuam 13 ligje antikushtetuese të Qeverisë Kurti
KRYESORE

PDK: Me veprime institucionale i shfuqizuam 13 ligje antikushtetuese të Qeverisë Kurti

9 January 2026
Osmani takon ambasdorin britanik, flet për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe rëndësinë e krijimit sa më të shpejt të institucioneve të reja
KRYESORE

Osmani takon ambasdorin britanik, flet për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe rëndësinë e krijimit sa më të shpejt të institucioneve të reja

9 January 2026
Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Policia me njoftim: Arrestohen 39 persona dhe sekuestrohen mbi 1.3 milion euro
KRYESORE

Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Policia me njoftim: Arrestohen 39 persona dhe sekuestrohen mbi 1.3 milion euro

8 January 2026
Postimi tjetër
Anita Haradinaj zëvendëson Afërdita Paqaradën si opinioniste në BBVK

Anita Haradinaj zëvendëson Afërdita Paqaradën si opinioniste në BBVK

Lajmet e fundit

Koalicioni me PDK-në në Prizren, zyrtari i LDK-së jep dorëheqje

Koalicioni me PDK-në në Prizren, zyrtari i LDK-së jep dorëheqje

12 January 2026
Shkurte Gashi pas vdekjes së babait: Ma këpute shpirtin dhe ma le zemrën bosh

Shkurte Gashi pas vdekjes së babait: Ma këpute shpirtin dhe ma le zemrën bosh

12 January 2026
Lista e plotë e fituesve të Golden Globe, ja kush triumfoi në mbrëmjen e madhe artistike

Lista e plotë e fituesve të Golden Globe, ja kush triumfoi në mbrëmjen e madhe artistike

12 January 2026
Presidentja Osmani priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff

Presidentja Osmani priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff

12 January 2026
Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, por nuk e kuptojnë

Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, por nuk e kuptojnë

12 January 2026
Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

12 January 2026
Trump e quan veten ‘president në detyrë i Venezuelës’ në një postim në Truth Social

Trump e quan veten ‘president në detyrë i Venezuelës’ në një postim në Truth Social

12 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu