Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, zgjodhi këtë të dielë ta vizitoj Skënderajin, komunë kjo e cila u godit më së shumti nga vërshimet e shiut, përcjell InLajmi.
Hoti tha se familjet e prekura në Komunën e Skënderajt duhet të ndihmohen urgjentisht.
Ai ka thënë se niveli qëndror, në këtë rast Qeveria, duhet të ndajë sa më parë një fond emergjent për të riparuar dëmet e shkaktuara në shtëpitë e tyre.
Postimi i plotë i tij:
Sot, me bashkëpunëtorë vizituam disa familje dhe biznese në Skënderaj që u dëmtuan nga vërshimet e fundit. Për fat të mirë nuk kishte dëme në njerëz, por ka qindra shtëpi që janë të pa banueshme.
Duhet ndihmë urgjente për këto familje për të riparuar dëmet në shtëpitë e tyre.
Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetinet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. Në ndërkohë mund të bëhet vlerësimi i dëmëve, si në shtëpi ashtu edhe në biznese.
Ndihma duhet urgjent./InLajmi/