I pari i Komunës së Prizerenit, Shaqir Totaj ka shprehur gatishmëri për intervenim në komunat e prekura nga vërshimet, përcjell InLajmi.
Ttaj tha së bashkëndjen më komunat të cilat pësuan keq nga shiu i dëndur dhe për këtë tha së do jenë të gatshëm t’i mbështesin Skënderajn, Mitrovicën, Podujevën, Klinën, Istogun si dhe zonat e tjera.
Ndër të tjera kryetari Totaj i ka kërkuar ekzekutivit t’i kthej sytë nga këto komuna dhe t’u dal në ndihmë urgjentisht.
Postimi i plotë i tij:
Bashkëndjejmë me qytetarët e Komunave të Skenderajt, Mitrovicës, Klinës, Podujevës, Istogut dhe zonave të tjera të goditura nga vërshimet masive – Komuna e Prizrenit solidarizohet me të gjithë.
Shprehim gatishmërinë tonë për mbështetjen në tejkalimin e situatës së krijuar dhe kërkojmë nga Qeveria që t’i ndërmerr masat e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore./InLajmi/