Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi bëri të ditur këtë të diele se pas motit të keq që përfshiu Shqipërinë këto ditë ka pasur përmisim të dukshëm të situatës, përcjell InLajmi.
Ministri i Shqipërisë deklaroi se më nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë mirëpo forcat e emergjencave civile po qëndrojnë pranë banorëve.
Më tej ai tha se qytetarëve të prekur nga moti i lig u është dërguar ndihma nga Rezervat e Shtetit.
Postimi i plotë i tij:
Në të gjithë territorin e vendit ka patur përmirësim të dukshëm të situatës që u krijua gjatë këtyre ditëve nga moti i keq. Nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë, por forcat e emergjencave civile, të ndihmuara edhe nga efektivë të FA po qëndrojnë pranë banorëve në zonat, ku ka patur kërkesë për ndihmë.
Po punohet me borëpastruese nga firmat kontraktore dhe ARRSH për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit, në Bogë-Theth, Qafë Thore- Theth, Dushaj-Lekbibaj dhe kriposjen e disa akseve ku ka prani bore. Në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë.
Janë dërguar ndihma nga Rezervat e Shtetit si: ushqime, batanije, e çadra për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti i 15 janarit në qarkun e Dibrës. /InLajmi/