Vdekja e të miturës në Ferizaj ka tronditur gjithë Kosovës, 2 vajzat që ranë nga ndërtesa ishin motra, njëra humbi jetën e tjetra ka pësuar lëndime të rënda trupore, përcjell InLajmi.
18-vjeçarja e mbijetuar ishte ajo që kishte bërë përpjekje për ta shpëtuar motrën e saj të mitur, e njëjta po trajtohet në QKUK dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Rasti është hapur si vetëvrasje. E ndjera ka tentu me kërcy, në përpjekje për ta shpëtu motra tjetër kanë rënë të 2-at”, tha ai.
Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Gazetën InLajmi se rasti në polici është hapur si vetëvrasje, ndërsa 18-vjeçarja ka tentuar ta shpëtojë motrën e saj 15-vjeçare e cila pas plagëve të marra ka vdekur.
“Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, 2 vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të i një objekti banesor dhe të njëjtat janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emeregjente në Ferizaj”, tha Veseli.
Sipas policisë, vajzat në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e 15-vjeçares./InLajmi/