Ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving flet për kontributin e tij në ekip.
Brooklyn Nets e nisën mirë sezonin e ri në NBA, por më pas çaluan me rezultate.
Kevin Durant u lëndua dhe harmonia e klubit ndryshoi. 4 disfata radhazi i erdhën asaj periudhe të mungesës së Durant.
Por ishte Kyrie Irving ai që mbërriti për të shpëtuar ekipin nga kriza.
Të paktën për momentin, me 48 pikët e tij kundër Jazz dhe Nets, erdhi fitorja e parë pa një KD pas lëndimit.
“Nuk mendoj se ky numër (50 për lojë) është një pritshmëri joreale, përkundrazi, mendoj se mund ta bëj nëse është e nevojshme”, tha Irving, gjysmë me shaka, për ‘New York Post’.
“Kam besimin e trajnerit Jacque Vaughn që të mund të luaj në momentet vendimtare. Ne kemi mundur të mbajmë një marrëdhënie me të cilën loja ime është rritur. Kështu që më jep shumë besim në çerekun e fundit për të luajtur në atë mënyrë”, përfundoi ai, transmeton Lajmi.net.
Kujtojmë që Durant është afër rikthimit, pas lëndimit të tij në fillim të muajit janar.