5 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, përcjell InLajmi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orë 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar 5 persona”, është shprehur Ahmeti.
Tutje, ajo tha se në aksident kanë qenë të përfshira 2 vetura, ndërsa me arsin po merret njësiti i trafikut./InLajmi/