Shumë toka bujqësore të Shkodrës u përmbyten.
Reshjet e dendura të shiut në Obot vërshuan edhe shtëpitë teksa detyruan banorët të evakuohen nga vendbanimet meqë edhe lumi Drin dhe lumenj e përrenj të tjerë më të vegjël dolën nga shtrati.
Rreth 2 mijë hektarë tokë nën ujë ndërprenë të shtunën furnizimin me energji elektrike dhe lanë pa ujë të pijshëm mijëra njerëz në veriperëndim të vendit.
Autoritetet angazhuan edhe personel ushtarak në zonat e prekura për të ndihmuar qytetarët në situatë të rëndë, transmeton Klan Kosova.
E teksa në perëndim u përballen me të reshura shiu, në lindje u bllokuan pas dëborës së madhe që ra deri në 25 centimetra.
Kjo bëri që të ndërprehet qarkullimi në disa rrugë kryesore por edhe fshatra të largëta, shkruan Klan Kosova.
Edhe këtu disa rajone mbetën pa rrymë për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik.