Adnan Merovici shef i protokollit të presidentit Ibrahim Rugova ka dhënë detaje interesante për mënyrës se si Ibrahim Rugova përshëndetës njerëzit në takime apo edhe popullin e Kosovës.
Sipas tij edhe pse në vitet e 90 i gjithë populli i Kosovës ishte identifikuar me 2 gishta lartë, Rugova sipas tij këtë kurrë nuk e bënte, shkuan Blic.
“Në vitet e 90 krejt popullata ishte identifikuar me 2 gishta lartë që dihet është një gjestikulacion njohur tashmë. Ai nuk mbahet mend që ka komunikuar në publik ose edhe në ndërkohë në ndonjë takim me njerëz me 2 gishta, ai veç e ka quar dorën lartë dhe unë e kam studiuar këtë dhe e kam vërejt “çka është kjo punë”- ai i ka ikur nëse mund të themi klisheve” rrëfen Adnan Merovci