Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, e ka cilësuar si shqetësuese situatën e rënduar me vërshimet në Kosovë, përcjell InLajmi.
Çitaku kritikon presidenten Vjosa Osmanin për moreagim ndaj gjendjes së rënduar në vend nga vërshimet, duke i thënë “Fole ndonjë fjalë president, qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata”.
Tutje, Çitaku shpreson se institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërshimet do të ndihmohen financiarisht.
Postimi i plotë i saj:
Në një gjendje edhe ashtu të rënduar ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës, banorët e Skenderajit, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut u goditën edhe nga vërrshimet. Dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha.
Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata.
Shpresoj që institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërrshimet të ndihmohen financiarisht. /InLajmi/