PSG dhe Al-Nassr kanë zhvilluar ndeshje miqësore, ylli i kësaj ndeshje Cristiano Ronaldo bëri një gjest që ndoshta askush nuk e ka pritur që do të ndodhte, përcjell InLajmi.
Një super fotografi ka postuar Ronaldo, ku shihet i përqafuar me Leo Messin.
Përqafimi i Ronaldos dhe Messit duket të ketë ndodhur para zhvillimit të ndeshjes, ndërsa ishte Ronaldo ai që fotografitë i ka përcjellur më një mbishkrim të lëzetshëm.
Ronaldo ka thënë së ndjehet i lumtur që ka takuar miqët e tij të vjetër dhe për mundësine që iu dha t’i kthehet edhe njëherë fushes dhe ndeshjeve të futbollit.
“Shumë i lumtur që jam kthyer në fushë dhe shënoj sërish. Ishte mirë të takoja miq të vjetër”, ishin fjalët e Ronaldos./InLajmi/