Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka falënderuar të gjithë ata që gjetën kohë të pyesin për gjendjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, dhe 3 deputetëve të tjerë pas tentim-atentatit ndaj tyre, përcjell InLajmi.
LDK-ja falënderon partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë lidhur me këtë rast.
Tutje partia ka kërkuar nga organet kompetente që rastin e tentim-atentatit ta trajtojnë me seriozitet.
Njoftimi i plotë i Lidhjes Demokratike të Kosovës:
Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon gjithë qytetarët e Kosovës në përgjithësi dhe anëtarësinë e saj në veçanti për përkrahjen dhe qetësinë e treguar deri më tani lidhur me informimin për planifikimin e atentateve ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe 3 deputetëve të LDK-së.
Po ashtu LDK-ja falënderon partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë lidhur me këtë rast.
LDK-ja u bën thirrje organeve kompetente që, në përputhshmëri me seriozitetin e situatës, në të cilën cak potencial janë 4 përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, të zhvillojnë hetime të pavarura dhe të ruajnë profesionalizmin, si dhe diskrecionin lidhur me këtë proces hetimor./InLajmi/