Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet pas vërshimeve të fundit, përcjell InLajmi.
Deputeti nga PDK-ja tha se deputetët duhet të miratojnë miratuar mjetet buxhetore, për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Pasi sipas Haxhiut janë shumë familje dhe shumë biznese që pësuan humbje të mëdha materiale nga kjo fatkeqësi.
Postimi i plotë i tij:
Situata e rënduar pas vërshimeve në disa komuna të Kosovës e në veçanti në Skënderaj, Mitrovicë, Klinë, Istog dhe Podujevë, kërkon mobilizim institucional.
Për shkak të qasjes selektive të Qeverisë, Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet sa më parë në seancë të jashtëzakonshme për të miratuar mjetet buxhetore, për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Janë shumë familje dhe shumë biznese që pësuan humbje të mëdha materiale nga kjo fatkeqësi natyrore, prandaj kanë nevojë për mbështetje pa dallim dhe ndasi politike. /InLajmi/