Çështja e fitimeve kapitale që përfshiu Juventusin ka çuar në rihapjen e gjyqit sportiv.
Gjykata Federale në fakt ka pranuar kërkesën për revokimin e procesit të fitimeve kapitale, të paraqitur nga prokuroria e FIGC-së, duke e sanksionuar Juventusin me një dënim prej 15 pikësh në renditje.
Një dënim superior ndaj kërkesës së prokurorisë federale që kishte kërkuar 9 pikë dënimi.
Klubet e tjera të përfshira në këtë çështje janë shpallur të pafajshme. Gjykata konfirmoi pafajësinë për 8 klubet e tjera të përfshira Sampdoria, Pro Vercelli, Genoa, Parma, Pisa, Empoli, Novara dhe Pescara dhe drejtorët dhe menaxherët e tyre përkatës, përcjell lajmi.net
Ndërkohë, dënime të rënda janë dhënë dhe për drejtuesit e Juves. Apeli ka dënuar me 2 vite e gjysmë Paratiçin, 2 vite Anjelin dhe Arrivabenen, 1 vit e 4 muaj Kerubinin dhe 8 muaj Nedved.