Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që sipërfaqet e tokave në disa zona në Shkodër janë përmbytur.
Bëhet me dije se mëngjesin e sotëm raportohet për 1100 Ha toka të përmbytura.
Ujësjellësi Oblika një është jashtë funksionit, shkruan ABC News.
Ndërkohë grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.