Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, konfirmoi tentim-atentatin ndaj tij dhe bashkpartiakëve, ndërsa thekson se me rastin në fjalë po merret Policia e Kosovës, raporton InLajmi.
Zemaj shprehet falënderues për punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës, ndërsa theksoi se as ai e as kolegët e tij nuk e kanë ndërmend të ndalen.
“Faleminderit shumë, gjithçka është në dorën e organeve të rendit të Republikës së Kosovës, është vlerësim i tyre, është gjykim i tyre, ne e bëjmë punën tonë, jemi përfaqësues të qytetarëve, vazhdojmë me punën në Kuvend dhe sigurisht çdo gjë qartësohet nga Policia dhe hetuesia”, u shpreh Zemaj.
“Personalisht në këtë fazë mbetet fjalën e vet ta thotë drejtësia, pjesët tjera ne i marrim, pyetne Policinë e Kosovës, ata i kanë informacionet, i kanë informatat me partnerët ndërkombëtarë, me gjithë të tjerë, ashtu janë ndarë edhe me neve edhe ne ashtu do ta vazhdojmë punën tonë”, tha Zemaj./InLajmi/